Lajmet e fundit

I botuar fillimisht në Prishtinë më ’91, libri u sekuestrua dhe u dogj nga serbët pa mbërritur ende në librari. 24 vjet më pas, botimet “Poeteka” sjellin për lexuesin shqiptar përmbledhjen me poezi të Luan Starovës…
Në vitin 1991, miku i tij, poeti Ali Podrimja botoi në Prishtinë të vetmen përmbledhje poetike të shkrimtarit Luan Starova “Kartagjena nuk mposhtet”.
Titulli metaforik i së cilës, duke pasur parasysh kohën dhe kushtet e botimit, të bënte të mendosh se është shkruar pikërisht për Kosovën.
Kjo bëri që vepra të mos mbërrinte dot deri te lexuesi. Kopjet e dala nga shtypshkronja u sekuestruan dhe u dogjën nga xhandarmëria serbe. Podrimja arriti të shpëtonte pesë prej tyre…
Sot, 24 vjet më pas libri ka mbërritur në të gjitha libraritë e Tiranës, nën logon e shtëpisë botuese “Poeteka”.
Vetë autori, Luan Starova një vit pas qëndrimit një mujor në kryeqytetin shqiptar si pjesë e projektit “Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë- Tirana in Between” – organizuar nga “Poeteka”, me mbështetjen Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe e rrjetit letrar Traduki” – ka mbërritur sërish në Tiranë me rastin e botimit të librit të tij me poezi.
Në labirintin e Mesdheut, Luan Starova e vështron historinë dhe atë që është përtej saj, udhëtar në vende dhe në kohë, shkruan në parathënien e përmbledhjes poetike “Kartagjena nuk mposhtet” poeti sirian Adonis, disa herë kandidat për Nobelin e Letërsisë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.mapo.al/2015/12/rikthehet-libri-qe-nuk-e-dogjen-dot-serbet