Khloe Kardashian i ka lënë fansat në dyshime në lidhje me marrëdhënien e saj me ish të dashurin, Tristan Thompson.
Çifti e ka një vajzë dy vjeçe me emrin True, dhe ishin së bashku deri në shkurt të vitit të kaluar, kur ai e tradhtoi me miken e ngushtë të motrës së saj Kylie, Jordyn Woods.
Khloe e postoi një fotografi me vajzën në Instagram dhe ka shkruar: “Gjëja e vetme që dua ti ta mbash në mend është se sa shumë të duam unë dhe babi yt”.
https://www.instagram.com/p/B9yBULWBLr7/
Më pas, një ndjekës i saj e pyeti nëse kjo do të thotë se ata janë rikthyer bashkë, të cilit ajo iu përgjigj: “Do të thotë se prindërit e saj e duan përtej masës”.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.