Këngëtarja e muzikës Jazz, Eda Zari, i është rikthyer publikut me këngën “Qan lulja për lulën”.
Në emisionin “Wake Up” të Top Channel ajo ka shpalosur detaje për përpunimin e këngës të Muahrrem Gurës, për të cilën ajo ka punuar sa ishte edhe në karantinë.
Ndërsa për videoklipin e saj ajo ka thënë se kanë dashur të paraqesin dhunën që ushtrohet ndaj grave.
“Dëshira ishte për të krijuar një metaforë mes lules e hireve të gruas”, ka thënë Zari.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me emra ndërkombëtarë si Elchen Shirinov, Christian Kappe, Henning Jung e ky i fundit është edhe djali i saj.
Zari ka paralajmëruar për një album që do të dal në vjeshtë të këtij viti i cili bazohet në tekstet e Lasgush Poradecit dhe që do të jetë album bilingual, në gjuhën gjermane dhe atë shqipe, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.