12.04.2017 · përditësuar para 3380 dite1 min lexim
Një mjuzikëll i ri i bazuar në serialin e zhanrit komedi “Friends” do të debutojë në qytetin e New York-ut më vonë gjatë këtij viti.
Produksioni i ri vjen pas një mjuziklli jozyrtar që u vu në teatrin e Çikagos vitin e kaluar, dhe ndonëse të dy projektet nuk janë zyrtarisht të lidhur me serine origjinale, interesim i madh pritet të qarkullojë në projektin e ri, ashtu siç ndodhi në Çikago, shkruan NME, transmeton Klan Kosova.
Friends! The Musical do të shfaqet në teatrin Triad të New York-ut, dhe biletat për vjeshtë do të shiten në qershor.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.