Pas një pauze të shkurtër, pas përfundimit të fazës së ligës, rikthehet Liga e Kampionëve, me ndeshjet e playoffit. Këtë mesjavë na presin duele interesante të cilat do të transmetohen në platformën Artmotion.
Të martën, njëra nga ndeshjet kryesore zhvillohet në Stamboll, me Galatasaray që pret Juventusin me fillim prej orës 18:45 dhe transmetohet në Sport1. Teksa në mbrëmje, nga ora 21:00 luhen tre takime shumë interesante.
Benfica kërkon të përsëris mrekullinë e para pas javëve të Lisbonës, duke mirëpritur përsëri Real Madridin në Estadio da Luz, ndeshje e cila transmetohet në Sport1.
Derbi francez, Monaco përball Psg, transmetohet në Sport2 dhe Dortmund vs Atalanta në Sport3. Teksa të mërkurën, nga 18:45 Qarabag mirëpret Newcastlen, ndeshje e cila transmetohet në Sport1.
Në po të njëjtin kanal, me fillim prej 21:00, Club Brugge i bën konak Atletico Madridit, derisa në Sport3, Olympiacos do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusenit.
Teksa në RTK, nga ora 21:00, transmetohet sfida Bodo/Glimt vs Inter./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.