20.10.2016 · përditësuar para 3546 dite1 min lexim
Një çift që vendosi të rikonstruktonte shtëpinë e tyre u përballën me një surprizë.
Ata gjetën një tufë me para cash në një valixhe të fshehur në tavanin e shtëpisë së tyre.
Në një seri fotosh të shpërndara në Reddit, Branik12 shpjegon se si aid he bashkëshortja e tij gjetën këtë thesar në shtëpi.
35-vjeçare tha se jetonte në këtë shtëpi të viteve ’40 prej disa vjetësh, por vetëm tani që vendosi të rikonstruktonte shtëpinë arriti të gjejë paratë.
Ata po hiqnin disa dërrasa të tavanit kur gjetën një valixhe të vogël jeshile të fshehur.
“Mora valixhen sepse nuk ishte e rëndë, dhe iu bashkova gruas sime. Në fillim mendova se do të kishte letra bixhozi. Më pas numëruan 23 mijë dollarë. Do na hyjnë në ndihmë për rikonstruktimin e shtëpisë,” tha i lumtur 35-vjeçari, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.