Lajmet e fundit
Ish trajneri i Barcelonës mendon se strategu gjerman do të mund të arrinte suksese tek skuadra nga Anfield Road.

Frank Rijkaard ka shprehur bindjen e tij se Jurgen Klopp do të mund të arrinte suksese tek Liverpooli nëse gjermani do të vendoste që ta merrte drejtimin e skuadrës ishullore.
Ai duke komentuar mundësine që ish trajneri i Borussia Dortmund të kalojë në Angli nuk ka kursyer lëvdatat për gjermanin.
“Ka mundësi që ai të kalojë tek Liverpool”.
“Klopp tashmë e ka dëshmuar veten si trajner i madh dhe me personalitet”.
“Me ato që ka treguar ai mund të punojë në secilin shtet dhe tek çdo skuadër”.