Rihanna mori vëmendjen e fansave teksa mbërriti në “Hotel Royal Monceau” në Paris, të enjten mbrëma.
Fituesja e shumë çmimeve Grammy, dukej shumë tërheqëse e veshur e gjitha në të kuqe, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv
Duke krijuar një iluzion nudo, Rihanna veshi një triko me ngjyrë lëkure nën një pallto të kuqe me prerje të mëdha në pjesën e përparme të saj.
Nëna e dy fëmijëve fshehu sytë e saj ngjyrë lajthi me një palë syze dielli të mëdha.
Ndryshe, Rihanna zbarkoi në qytetin e dashurisë të enjten për të marrë pjesë në festimet e Javës së Modës në Paris.

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.