Rihanna është duke punuar në muzikë të re dhe sipas The Mirror, ajo ka rezervuar një ishull privat për vete.
Raportohet se këngëtarja ka regjistruar këngë të reja në një studio në ishullin Osea, që gjendet në Essex, transmeton Klan Kosova.
Ishulli Osea ka një palestër, kinema dhe pishinë ku ekipi, miqtë dhe familja e këngëtares mund të qëndrojnë.
Qiraja e ishullit kushton 20 mijë funte për një ditë, kjo është pak si shumë por Rihanna është këngëtarja më e pasur femër në botë.
Forbes raporton se vlera e saj është 600 milionë dollarë.
Javë më parë, Rihanna la të kuptohet se po punon në albumin e saj.
https://www.instagram.com/p/BxM8-lynKsD/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/ByIE9cGHaFb/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.