Me një fund të shkurtër lule më lule me të blertë, është parë të ketë darkuar këngëtarja e njohur Rihanna, në një nga zonat më të frekuentuara të yjeve botëror në Los Angeles.
33 vjeçarja po ekspozonte në tërësi këmbët e saj ndërsa ishte stolisur me një xhaketë ndërsa rreth kokës kishte kombinuar pamjen e saj me një copë pëlhure të dizajnuar, njofton Klan Kosova.

Kjo paraqitje e Rihannas e cila shfaqi dhe flokët e saj në gërsheta, vie pasi ajo shijoi një pushim thuajse të gjatë nga karriera e saj e suksesshme në muzikë.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen qe edhe një maskë antiCOVID-19, të cilën Rihanna duket se nuk e mbante rregullisht.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.