Lajmet e fundit

Fotografia është një nga instrumentet më të fuqishme të përdorura për të ruajtur kujtimet dhe emocionet. Në vitin 1982, fotografja zvicerane Barbara Davatz takoi një çift të ri të cilët i fotografoi, por nuk e kishte asnjë ide se ky do të ishte vetëm fillimi i një projekti 30 vjeçar të fotografive.
Në atë kohë, ajo fotografoi 12 çifte të reja dhe të lumtura.
Koha kaloi dhe Barbara u bë kurioze për ndryshimet në çifte. Ajo gjeti modelet e saj dhe u kërkoi atyre që të kthehen përsëri. Ajo vazhdoi të fotografojë ata në vitin 1988, 1997 dhe 2014.
Disa nga subjektet e fotografive të saj ishin ndarë, disa prej tyre erdhën me fëmijët dhe të tjerët ishin ose me partnerë të rinj apo vetëm, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë shihni këto fotografi, ndryshimet e çifteve, marrëdhënien e tyre dhe se si koha i ka ndryshuar ata.


Fabian dhe Regula (1982) vs. Fabian (2014)


