Lajmet e fundit

Portieri i Sergio Rico Gonzalez ka thënë se skuadra e tij, Sevilla ishte më e mirë dhe se e ka merituar fitoren kundër Barcelonës.
Futbollistët e Unai Emery, e tronditën Barcelonën në Ramos Sanchez Pizjuan duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
“Na duhej fitorja. Ne bëmë një lojë shumë të mirë edhe Barcelona po ashtu, por në ishim më të mirë dhe i merituam këto tre pikë”.
“Performancat tona të shkruara dhe nevoja për të pasur një rezultat të mirë bën që ne të luajmë kaq mirë. Kemi hyrë në fushë për të fituar dhe kjo bëri që ne t’i marrin të tre pikët”, ka thënë Rico, transmeton Klan Kosova.