06.12.2022 · përditësuar para 1334 dite1 min lexim
Brazili ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katari 2022”, pasi e mposhti Korenë e Jugut, me rezultat bindës 4-1.
Edhe në këtë ndeshje rrugën drejt golit e gjeti sulmuesi Richarlison, i cili pas ndeshjes u intervistua nga Ronaldo në kanalet sportive të FIFA-s.
Anëtari i Tottenham Hotspur u pa i emocionuar që u takua me Fenomenin dhe u përpoq t’i mësonte atij festimin e tij pas golave.
Veç kësaj, njëjtë si Rodrygo, edhe Richarlison preku këmbët e Ronaldos për të marrë magji nga legjenda e Brazilit.