Ylli i ri i Brazilit, Richarlison, ka bërë një tatuazh masiv në shpinën e tij, ku shfaqet ai dhe dy legjendat tjera braziliane, Ronaldo dhe Neymar.
Richarlison tregoi tatuazhin e shpinës në një postim në Instagram, katër ditë pas humbjes nga Kroacia dhe eliminimi nga Kupa e Botës Katar 2022.
25-vjeçari kishte shpresuar të ndihmonte Neymarin për një titull të parë të Kupës së Botës, por kjo gjë nuk bë shkak i qëndrueshmërisë së fortë të kroatëve, të cilët fituan në penallti.
Richarlison do të përpiqet ta mbajë formën e tij të Kupës së Botës edhe në nivelin e klubit me Tottenhamin, ku ai ende nuk ka shënuar gol këtë sezon, në Premier League.

●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.