Lajmet e fundit

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht se Franck Ribery nuk do të qëndrojë më në Artemio Franchi, pasi kontrata e tij skadoi dje.
Pas dy sezonesh, anësori francez kishte shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Firence, ku Vincenzo Italiano është emëruar trajner i ri.
Ribery ishte në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij, por bisedimet nuk kanë qenë të suksesshme dhe klubi falënderoi ish yllin e Bayern Munchen për kohën e tij në Toscana, thonë raportet në Itali.
Me mesazhin në mediat sociale, klubi konfirmoi që Ribery nuk është më një lojtar i Fiorentinas, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
38 vjeçari arriti te klubi në gusht të 2019-ës, me një transferim falas dhe ka luajtur 51 ndeshje që nga transferimi i tij në Itali.
Ribery dha pesë gola dhe bëri 10 asistime gjatë kohës së tij në Fiorentina, por pati një seri dëmtimesh gjatë dy viteve të fundit që e penguan atë.
https://twitter.com/acffiorentina/status/1410535154469191686