Lajmet e fundit
Futbollisti i Bayern Munich, Frank Ribery raportohet se është duke shqyrtuar një pensionim të hershëm, shkak për këtë janë lëndimet e shumta të cilat e kanë përcjellur atë viteve të fundit.

Francezi kishte përfunduar i treti në sezonin 2013/2014 në garën për Topin e Artë.
Ribery ka bërë vetëm 15 paraqitje në sezonin e fundit për Bayern Munich, ndërsa në këtë kohë ka shënuar pesë gola.
Lëndimi në nyje ka bërë që Ribery të mendojë të ndahet nga futbolli pasi vazhdimisht ka problem me lëndimin, ai në 272 ndeshje të mundshme në Bundesliga në 79 prej tyre ka munguar.
Agjenti i lojtarit, Jean-Pierre Bernes ka folur për një gjë të tillë.
“Frank si duket nuk do të jetë në gjendje për t’u rikthyer. Në anën tjetër ai është i dëshpëruar se pse nuk mund të luajë për Bayernin, ai e dëshiron një gjë të tillë. Ai është shumë i dëshpëruar me situatën në të cilën gjendet”
“Ai është duke bërë çdo gjë që është e mundur për t’u rikthyer dhe për ta përfunduar karrierën e tij në mënyrën e duhur, jo kështu” ka thënë Bernes.