Lajmet e fundit
Anësori mezi pret arritjen e trajnerit italin tek Bayern Munchen, pasi ka vetëm fjalë të mira për të.

Franck Ribery është duke pritur me padurim të punojë me Carlo Ancelottin sezonin tjetër, ndërsa ka treguar se italiani ka tentuar të nënshkruajë me të sa ishte tek Chelsea.
Ancelotti zëvendëson Pep Guardiolan në Allianz Arena në fund të edicionit 2015-16 dhe Ribery nuk ka veç fjalë të mira për të.
“Ancelotti deshi të nënshkruante me mua sa ishte tek Chelsea. Kjo do të thotë që i pëlqej si lojtar, që është gjë shumë e mirë”.
“Mendoj se ai është trajner dhe njeri i madh. Komunikimi nuk do të jetë problem sepse ai flet frëngjisht, nga koha e tij tek PSG”.
“Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të”.