Pussycat Dolls janë rikthyer së bashku dhe kanë dhënë performancën e tyre të parë live për herë të parë pas 10 vjetësh.
Grupi i vajzave u ribashkua në skenën e finales së “The X Factor”, të shtunën në Londër, Angli, transmeton Klan Kosova.
Nicole Scherzinger, e cila është gjyqtare në shfaqjen e konkursit të këndimit, u shoqërua nga Ashley Roberts, Kimberly Wyatt, Jessica Sutta dhe Carmit Bachar.
Grupi performoi hitet e tyre si “Buttons”, “When I Grow Up”, “Don’t Cha” dhe të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=dY09peNVVLc&feature=emb_title
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.