Lajmet e fundit

Çifti i cili pretendonte se fëmiu i tyre është shitur tek trafikantët, u ribashkuan më në fund, tre muaj pasi nëna kishte dalë nga spitali.
Richard Cushworth dhe Mercedes Casanellas kishin bërë një lutje publike për gjetjen e djalit të tyre.
Pasi u testuan katër gra të reja me testin e ADN-së në El Salvador, u zbulua se njëra prej tyre kishte marrë në shtëpi fëmijën e gabuar.
Richard dhe Mercedes kishin akuzuar stafin e spitalit privat Ginecologico, pasi që çifti tani kanë frikë se fëmija i tyre u është shitur trafikantëve, transmeton Klan Kosova.
Babai i Richard, David Cushworth, i cili e shoqëroi çiftin në spital, tha për Mail Online: "Ne tani kemi nipin tonë, dhe ai duket komplet si babai i tij".
"Unë ndihem keq për familjen tjetër. Ne nuk dimë asgjë rreth tyre, përveç se ata sot kanë kuptuar se foshnja e tyre nuk është me të vërtetë e tyre. Ajo duhet të ketë qenë shkatërruese”.
Richard dhe Mercedes thanë për një radio stacion në El Salvador se ishin të kënaqur me autoritet në lidhje me gjetjen e djalit tre muajsh "Ne jemi të kënaqur për mbështetjen që kemi marrë edhe nga populli Salvadoran".
Prokurori i Përgjithshëm Luis Martinez konfirmoi se foshnjat e të dy çifteve ishin të përziera dhe se secili do të kthehet tek prindërit e tyre të ligjshëm, në një seancë të veçantë gjyqësore.
Ai shtoi: "Ne e kuptojmë dramën e dhimbshme të këtyre dy familjeve. Ne po flasim për dy fëmijë që u shkëmbyen.”
Avokati i familjes, Fernando Meneses, ka thënë se rasti "me sa duket" duhet të jetë një aksident i përzier i foshnjave dhe kërkoi nga spitali të shqyrtojë procedurat për të siguruar se këto raste të mos ndodhin përsëri.