Lajmet e fundit

Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Kthesa e Balldrenit në Lezhë është riaktivizuar.
Aktualisht po punojnë 60 forca të armatosura, 7 forca policore 15 forca zjarrfikëse me 3 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu për shuarjen e flakëve po punojnë dhe shërbimi pyjor dhe forca vullnetare.
Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët. Ana veriore është vënë nën kontroll dhe po punohet me pjesën perendimore.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar si pasojë e flakëve si dhe nuk rrezikohen banesat./tvklan.al/