Lajmet e fundit

Opinionisti Labinot Balaj ka thënë se që nga 9 shkurti e deri në prag të zgjedhjeve, ka pasur dinamika që sipas tij, kanë qenë në funksion të strategjisë elektorale të VV-së.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova gjithashtu tha se opozita nuk ka ditur t’i artikulojë defektet e qeverisë.
“Prej harkun kohor, prej 9 shkurtit deri në prag të zgjedhjeve ka ndodhur një frekuencë e madhe me dinamika, të cilat kanë qenë në funksion të strategjisë elektorale të VV-së. Këtyre dinamikave u ka kontribuuar shumë edhe opozita”.
“E njëjta opozitë nuk ka ditë me i artikulu defektet e kësaj qeverie. Gjithmonë e ka varur shpresën tek disa instanca tjera”, u shpreh Balaj./Klankosova.tv