Lajmet e fundit

Në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte i fundit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, Paris Guri anise përpara vetës i pati 109 kandidatë të tjerë arriti të marr besimin e 18 mijë e 752 qytetarëve, vota këto që ia siguruan hyrjen në Kuvend si deputet për herë të parë.
Megjithatë, kjo detyrë që e mbajti për nëntë muaj, nuk iu dha për herë të dytë.
Numri 110 nuk i solli fat edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, raporton Klan Kosova.
Kësaj radhe sipas rezultateve preliminare ky arriti të marr veç 15 mijë 381 vota, kokrra elektorale këto të pamjaftueshme për t’i përfaqësuar qytetarët në Parlament.
Njëjtë si ky nga LDK pjesë e legjislaturës së dhjetë nuk arritën të bëhen edhe Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi, Serbeze Kabashi Muqaj e Arjeta Abazi.
Këso ndryshime, bazuar në rezultatet e deritanishme, ka edhe në subjektet tjera politike.
Aminin, votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ia dhanë kësaj radhe Altin Kraniqit, Fadil Demakut, Xhevahir Geci, Abelard Tahirit, Rashit Qalaj, Eliza Hoxhës e Kosovare Murselit, krejt këta pjesë e legjislaturës më jetëshkurtër në historinë parlamentare të Kosovës.
Në foltoren e këtij institucioni nuk do të dëgjohet as zëri i Driton Hysenit, Bylbyl Sokolit, Bajram Mavriqit Arjeta Rexhepit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këmba përgjatë kësaj legjislature nuk do t’i shkelë në tempullin e demokracisë as Lahi Brahimajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndiqni kronikën e plotë: