Lajmet e fundit

Kaloi një dekadë për t’u bërë si Lewandowski. Ashtu siç polaku në vitin 2013-të shënoi katër gola ndaj Real Madridit, të njëjtën gjë pas dhjetë vitesh e bëri Castellanos i ekipit Girona të martën mbrëma në La Liga. Katër herë e qoi topin në rrjetën e Real Madridit në fitoren 4:2.
Dy i realizoi në të parën, e dytë tjerë në të dytën, kurse për mbretërit Vinicius Jr. dhe Vasquez ishin shënuesit. Barcelona me fitore eventuale në udhëtim te Rayo Vallecano, do të shkëputej në 14 pikë nga Real Madridi.
Në luftë për dalje në garat e UEFA-së fitore të rëndësishme ka arritur Osasuna në udhëtim te Cadiz me golin e vetëm të shënuar nga Ruben Garcia.
Tri ndeshje u zhvilluan në Premier Ligë, aty ku Aston Villa po vazhdon me formë fantastike. 1 me 0 me golin e Mings mposhti skuadrën Fulham për tu ngjitur për momentin në pozitën e pestë.
Në taket tjera Wolverhampton fitoi 2 me 0 ndaj Crystal Palace, kurse me barazim 1 me 1 pikët i ndanë Leeds dhe Leicester.