Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pasi nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.
Sipas policisë, i njëjti ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes.
“I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime, dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.