Në darkën e të nominuarve Rezi u pyet se kush nga vajzat e shtëpisë do të dëshironte të fitonte edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai tha se po të ishte e mundur do të vishte një fustan dhe ta fitonte vetë – por meqë kjo s’është e mundur tha emrin e Drenushës.
“Me thënë të drejtën kam pasur shumë besim në Sarën, por sot e pashë me Leo-n dhe s’paska ardhur për lojë por për qejf. Do të doja të veshja vetë një fustan dhe të fitoja por kjo s’bëhet dhe Drenusha e ka fustanin dhe mendojë se do të veshë një fustan tjetër atë ditë”, u shpreh Rezi.
Mes tjerash, Rezi u shpreh se po të dinte se Gresa do të ishte po ashtu banore nuk do të hynte në BBVK 3.
“Unë falem vetëm të premten, por për një Allah po ta dija se do të futej kjo Gresa këtu – unë s’do të kisha ardhë”, tha Rezi.
https://www.youtube.com/watch?v=LuiqmuRcGOY
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.