Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, një situatë e tensionuar u krijua mes Rezit dhe Xhenetës pas një incidenti të pakëndshëm.
Rezi i kërkoi falje Xhenetës për një goditje sipas tij, të paqëllimshme në prapanicë, por reagimi i saj ishte i fortë.
"Nuk ishte gjest i duhur, më shohin familjarët e mi.", tha Xheneta, njofton Klankosova.tv.
E prekur dhe e lënduar, Xheneta nuk u ndal së qari, duke shfaqur ndjenjat e saj para Rezit si dhe banorëve të tjerë të pranishëm.
E gjithë ngjarja u krijua përgjatë sfidës me ‘shkrimet në mjaltë’.
Për më shumë detaje, kuptoni nga video më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=88ePge2gb84
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.