Banorët e fshatit Rezallës të Komunës së Skenderajt janë ankuar se që nga mëngjesi i ditës së sotme kanë mbetur pa energji elektrike.
Një nga banoret e këtij fshati, për Klankosova.tv është shprehur se rryma është ndërprerë në orën 08:00 dhe ka ardhur në ora 15:00, ku pas gjysmë ore është ndalur prapë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me KEDS-in, ku në lidhje me këtë rast thonë se bëhet fjalë për prishje.
Sipas përgjigjes që kemi marrë nga qendra e thirrjeve, thuhet se ka pasur prishje të kabllos nëntokësore, për rregullimin e të cilit problem, sipas tyre, po punohet.
KEDS-i tutje tha se ekipet janë ende në terren dhe po tentohet që energjia elektrike për banorët atje të lëshohet të paktën deri në mesnatë. /Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.