Lajmet e fundit

Mesfushori i Kolnit Elvis Rexhbeçaj, po tregon paraqitje fantastike me ekipin e tij në Bundesligë.
Rexhbeçaj ka folur për mundësinë e tij që ta veshë fanellën e Gjermanisë.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka përgjigjen e tij lidhur me këtë çështje.
Ai edhe pse e ka si mundës të luaj edhe për Kosovën tha se do të ishte një motivim shtesë nëse ftohet të luhet për Gjermaninë në Lojërat Olimpike.
"Do më bënte krenar dhe do më jepte motivim shtesë. Do ishte ëndërr të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë", shkruan Kicker.de përcjell Klan Kosova.