Opinionisti Sali Rexhaj, ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të ishte kandidati më i mirë për president të Kosovës.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai tha se Haradinaj ka njohuri politike, marrëdhënie të mira me aleatët, dhe sipas tij, përvoja që ka kryetari i AAK-së, e bën atë, siç tha Rexha, një president të mirë, transmeton Klankosova.tv.
“Me sa e di edhe Ramushi është deklaruar se është i gatshëm [për president] nëse opozita ia siguron nënshkrimet. Vjosën sa po i shihet kurrkush nuk do t’ia ofrojë 30 nënshkrimet. Nëse i ofrohet Ramushit, dhe nëse shihet interesi i Kosovës, atëherë do duhej të ishte Ramushi”.
“Me ushtru detyrën e presidentit, duhet me pas përvojë politike, duhet të jetë marrë me politikë, të ketë njohje politike, dhe kurrkush për momentin nuk është më i mirë sesa Ramush Haradinaj, ka qenë dy herë kryeministër, ka lidhje shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mundësi ta përshpejtojë më shpejtë se të tjerët anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Rexhaj në Klan Kosova.
Sa i përket familjes Jashari, Rexhaj tha se ajo është familje emblematike, megjithatë sipas tij, Jasharët nuk duhet të involvohen në politikë.
https://www.youtube.com/watch?v=vT9ZgLWRm7M
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.