Opinionisti Sali Rexhaj, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se kreu i PDK-së, Bedri Hamza, po kërkon postin e presidentit.
Sipas tij, ky ka qenë qëndrimi i Hamëz qysh nga fillimi, transmeton Klankosova.tv.
“Bedri Hamza aty mundet me shku vetëm nëse Albin Kurti i ndan pushtetin. Unë mendoj se Bedri Hamza është duke kërkuar postin e presidentit, Albin Kurti nëse do marrëveshje me PDK-në duhet me i garantu 57 vota të deputetëve, dhe kjo është zgjedhja e Hamzës, ose ai shkon në opozitë dhe nuk diskuton fare. Unë kështu e kuptova dhe kështu kam informata”, tha Rexhaj në Klan Kosova.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kryetari i VV-së, Albin Kurti mbajti takim me Hamzën, takim ky që sipas dy liderëve të partive nuk prodhoi një marrëveshje politike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.