Lajmet e fundit

Ai shtoi se institucionet kanë reaguar menjëherë duke i dërguar shkresë UNESCO-s.
" Së pari i jemi drejtuar Këshillit për Trashëgimi Kulturore në MKRS. Më pas kemi vendosur bashkërisht që ti drejtohemi UNESCO-s. Ne kemi punuar me UNESCO-n për dy vite. Pastaj janë paraqitur problemet. Paratë për projektin i ka dhënë Këshilli i Evropës ".
I pari i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë theksoi se UNESCO ka reaguar menjëherë duke e detyruar kompaninë nga Serbia "Kotto", që të ndërhyjë në përmirësimin e problemeve.
"Pas raportimi të problemit UNESCO ka reaguar duke detyruar kompaninë kontraktuese të filloj për të rregulluar dëmet dhe ta shlyejë dëmin financiar ".