Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka deklaruar se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është kapja e bordeve të Radio Televizionit të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media.
Rexha këto deklarime i bëri përmes një konference të jashtëzakonshme për media.
Ai theksoi se RTK-ja dhe KPM-ja janë kruciale për lirinë e mediave në Kosovë.
"Më mirë të ketë vonesë për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve sesa të ketë një proces i cili tashmë është i komprometuar dhe që ka për synim e shohim një kapje politike të këtyre dy bordeve nga Vetëvendosje", deklaroi kreu i AGK-së, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.