Mackenzie Peck është ideatore e një reviste pornografike që përmban bazë feministe. Ajo kishte qenë në një ndejë kur i kishte rënë kjo ide në kokë.
Peck dëshironte që të krijonte pornografi etike në mënyrë që përdoruesit e revistës të jenë të sigurt se personat e përfshirë në ato fotografi kanë marrë pjesë me vetë-dëshirë, si dhe që kjo revistë paraqet trupa që nuk janë vetëm të bardhë, të hollë dhe konvencionalisht atraktivë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
"Unë vazhdoj të punoj zellshëm që të mos i zhgënjej të gjithë ata njerëz që besojnë në një formë të re të shprehjes dhe lidhjes seksuale”, tha ajo
Ajo, me ndihmën e një shoqeje, e themeloi Math Magazine të cilën e botojnë vetë, dhe fillimet e para kishin qenë të vështira.
Por tani, stafi i Math nuk kanë se pse të gjejnë modele, sepse tani modelet potenciale po i gjejnë ata në Instagram dhe Twitter.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.