Kryeministri shqiptar po jeton utopinë më të madhe të avangardës: Edi Rama është një artist me përgjegjësi qeveritare. Daniel Volzke nga revista më e madhe gjermane për art,
Monopol, vizitoi kreun e qeverisë dhe piktorin në rezidencën e tij zyrtare në Tiranë para se të hapte ekspozitën në Rostock.
Duhet të jetë ajo, karrigia e kryeministrit të Shqipërisë: Kaq shumë kontradikta në një fasadë të vetme, a mund të ketë një vend më të mirë pune për një njeri si Edi Rama? Në arkitekturën e epokës së pushtimit fashist të vendit të stolisur me relieve të epokës socialiste, pranë gjurmëve të pikturave të vjedhura të një të kaluare të afërt. Dhe, në hyrje ndodhet një pjesë e dalë gjigante me drita të vogla që fiken dhe ndizen... Prit, a nuk është kjo një punë e Philippe Parreno? Ndërsa kërpudha në madhësinë e njeriut në kopësht duket si një skulpturë e Carsten Holler.
Në vitin 2015, Edi Rama, dy vite pas zgjedhjes si kryeministër, i kërkoi miqve artistë (me sa duket vetëm meshkuj) që të punojnë për selinë e qeverisë. Kryeministria u bë një vend arti: kati i parë u kthye në një sallë ekspozitash për publikun dhe në zyrën e qeverisë në katin e dytë ndodhen punimet e artistit Edi Rama.
Pas kontrollit nga siguria, vendos pajisjet elektronike që kam me vete në një sirtar. Më pas shkoj në katin e dytë, ku shikoj një fotografi të zmadhuar të Thomas Demand: “Sign” e vitit 2015. Sikurse ndodh gjithnjë me këtë artist gjerman që përpiqet ta boshatisë imazhin nga kuptimi. Më pas e shikon të vendosur në një godinë qeveritare që shërben për përfaqësimin, kjo i jep një këndvështrim interesant.
Pas një dere të dyfishtë, poshtë një korridori, nëpërmjet një paradhome, një derë e dyfishtë e fundit, qendra e kontrollit të shtetit. Edi Rama i përkulur në një tavolinë të madhe dhe që pikturon me bojëra uji. Pas shpinës së tij, muri është i mbushur me riprodhime të vizatimeve të tij: forma të ndërthurura me ngjyra të zbehta. Disa prej këtyre formave ngjasojnë me organe të marra nga elfë të vegjël që nuk kishin arritur të iknin në kohë.
Një letër muri e ngjashme mund të shihej vitin e kaluar në një ekspozitë të madhe në Bienalen e Artit në Venecia, organizuar nga Christine Macel. Ky dizenjim plot ngjyra i murit i jep zyrës së kryeministrit pamjen e një kopështi fëmijësh ose, pak a shumë, atmosferën e një loje neoliberale. Kjo përshtypje përforcohet edhe nga gjëra të tjera që shihen në dhomë, mbi tavolinë gjendet një atlete “Yeezy” (Rama vesh vetëm “All Stars” dhe modele të tjera retro atletesh të bardha në pritjet shtetërore), këtu një kuti me bojëra dhe lapustila, atje një fanellë futbolli, diku tjetër një rrjetë basketbolli, një televizor gjigant. Endrra e një djali.
Përqëndrim nëpërmjet shkarravinave të vazhdueshme
Edi Rama nuk e ngre vështrimin nga vizatimet e tij: Shqetësoj? Karrigia para tavolinës së tij është e parehatshme. Krejt papritur, burri i shtetit lëshon prapa trupin e tij të stërvitur mirë, me duart që kryqëzohen pas kokës së tij: Le të fillojmë! Shkarravitjet e vazhdueshme gjatë konferencave, telefonatave, të menduarit, të dëgjuarit, e ndihmojnë atë të përqëndrohet. Rama thotë se kjo nuk e shqetëson.
Edi Rama është djali i një skulptori në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku do të japë edhe mësim. Për një periudhë, ai luajti si një lojtar profesionist basketbolli. Në vitin 1994 ai vajti në Paris, kur ishte 30 vjeç, duke paraqitur pikturat e tij nëpër ekspozita dhe duke jetuar si një aritst i pavarur. Ai jetoi në një apartament me ish-studentin e tij, Anri Sala. Sot, ai është artisti i gjallë më i famshëm në Shqipëri bashkë me piktorin Edi Hila.
Në fund të viteve 1990, Edi Rama u bë Ministër i Kulturës në qeverinë socialiste, në vitin 2000 kryebashkiak i Tiranës. Ai ftoi artistë si Olafur Eliasson, Liam Gillick dhe Dominique Gonzalez Foerster për të pikturuar fasadat e pallateve, po, me lagje të tëra. Anri Sala e ka kapur këtë punë në një film ku kryebashki i ri thekson se ngjyrat kalojnë drejtpërdrejt nga sytë tek zemrat e banorëve. Qyteti duhet të shfaqet për ata si një vend i mundësive, jo një çështje fati. Në fakt, thotë Rama, identifikimi me vendin e tyre të banimit është rritur dhe bashkë me këtë edhe dëshira për të paguar taksat.
Fakti që artistët bëhen udhëheqës dhe ngrenë parimet estetike është arsye e të ekzistuarit, aty arti dhe jeta bëhen një. Kjo është një ëndërr e dëshiruar prej një kohe të gjatë nga klasikët e avangardës, nga Beuys dhe Meese për të aktivizuar artin e sotëm. Megjithatë, nuk ishte kjo ideja e Edi Ramës: “Kurrë nuk kam menduar të angazhohesha në politikë, por në anën tjetër, ka qenë gjithnjë e qartë për mua se të qenurit një artist nuk ishte një justifikim për të mos qenë një qytetar i mirë. Kështu që u angazhova fuqishëm në protestat kundër regjimit, që filluan në Akademinë e Arteve”.
Ai hyri në politikë padashur: Rama erdhi në Tiranë nga Parisi për varrimin e babait të tij, kur kryeministri i asaj kohe e pyeti nëse dëshironte të bëhej ministër i Kulturës.
Një jetë e mbushur me fraktura, një art çuditërisht në harmoni
Referimet politike të drejtpërdrejta vështirë se mund të gjenden në vizatimet dhe pikturat e Edi Ramës deri më sot - përveçse në pikturë. Ai pikturon dhe vizaton mbi atë që ndodhet në tavolinën e punës në përditshmërinë e tij si kryeministër i vendit: memo, dokumentet e rangut të tij, protokollet, rutinat e përditshme, mbi gjithë materialin e një sistemi politik që menaxhon një kontigjent të tërë i cili paraqitet gjithnjë e më shumë kompleks. Është kontradikta midis bukurisë së vizatimeve dhe objektivitetit të letrës ajo që e bën punën e Edi Ramës kaq interesante.
Që nga momenti që merr përsipër rolin e politikanit, kjo vepër është zhvilluar nga vetvetja, thotë artisti. Jeta e Ramës karakterizohet nga thyerje, por në art gjithçka është dukshëm e zhvilluar në mënyrë harmonike, njëra nga tjetra: puna nga materiali, materiali nga puna dhe gjithçka, pra jo nga rastësia. Fakti që ai kohët e fundit po qëndron te skulptura, ndodhi kështu: "Vizitova një mikun tim artist, i cili po punonte me argjilën, mora ngacmimin në atë moment dhe më pas gjithçka më erdhi kret natyrshëm. Tani çdo të shtunë unë shkoj në studion e tij ashtu si të tjerët shkojnë në palestër dhe punoj me skulptura ". Në Kunsthalle Rostock, ku Edi Rama ka hapur një ekspozitë me skulptura shumëngjyrëshe dhe të gdhendura; ato kombinojnë në mënyrë të përkryer me vizatimet në mur dhe riprodhimet në letër muri.
Për fat të keq, nervozohesh kur bashkëbiseduesi zhgarravit para tij. Edi Rama flet fjali me shumë pauza. Është e premte pasdite, ndoshta është i lodhur. Nëse grumbullon tërë energjinë për të sugjeruar një kontekst më të madh, ai e humbet para se konteksti të bëhet i qartë. I pyetur se përse tani ai pikturon me bojëra uji në vend të stilolapsave, ai thotë: "Isha në Bruksel për takime të gjata, jo gjithçka shkoi mirë ..." Për t'i dhënë fund "zbatimit" me fjalët "Shkova në një dyqan që shiste materiale arti dhe bleva bojëra uji ".
Ndoshta Rama është në të vërtetë i mërzitur, ndihem pak si një spektator i një prodhimi. Shtypi ndërkombëtar i artit ka nisur ta dojë këtë njeri, shkroi blogu i artit shqiptar "Exit" vitin e kaluar, i përkthyer me ngut nga websiti i ngacmimit "e-fluksi". Autori e quajti Ramën "egomaniak" cili pritet të bëhët "autokrati i ardhshëm i Ballkanit". Ndoshta përfshihesh i tëri në bisedë të kur unë e ballafaqoj Edi Ramën me diçka të tillë?
Ai e refuzon lajmin: nuk ka interes për shtypin, ai nuk lexon anjë gazetë tjetër përvec artikujve të prerë që kolegët e tij i paraqesin gjatë pasqyrës së shtypit në mëngjes. "Shumë lajme të rreme, gjepura." Dhe tani ai në fakt tingëllon pak si një sundimtar autokrat. A i intereson me të vërtetë elektoratit fakti se ai është një artist? Apo duket kjo dekadente? "Njerëzit mendojnë se gjithçka është e mundur, varet nga personi që pyet." Dhe kolegët, udhëheqësit e botës? Për fat të keq, ka pak kohë për takime, thotë Edi Rama, por një person ishte shumë i interesuar për punën e tij artistike: Sigmar Gabriel.
Ai u takua me ish-ministrin e Jashtëm gjerman në Bienalen e Venecias pas fjalimit të tij në hapjen e pavionit gjerman. Më pas Gabrieli e vizitoi atë në Tiranë dhe ata biseduan për artin për një kohë të gjatë. "Ai flet me seriozitet të madh për artin", thotë Rama. Ai u ul këtu në këtë karrige.
Për mua, megjithatë, koha mbaron këtu, ju falënderoj dhe ngrihuni. Edi Rama ngre dorën në ajër. Përshëndetje? Ah, qepalla!
Në mbrëmje, në hapjen e ekspozitës së artistes që jeton në Mynih, Flaka Haliti në Galerinë Kombëtare, truprojet pothuajse nuk duken në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit''. Edi Rama është i shoqëruar nga stafi, i me kostum ngjyrë blu dhe, natyrisht, atletet Allstar. Kur flasim me artistë dhe kuratorë në Tiranë, merr vlerësime shumë të përziera për karakterin e Edi Ramës. Tenori: Është mirë të kesh një artist në qeveri, por ai nuk menaxhon probleme si korrupsioni. Dhe, po, ai e di se si ta paraqesë veten. Disa e pëlqejnë, të tjerët jo.
Para se të fillojnë fjalimet, Edi Rama ulet para nja projeksioni mural dhe merret me celularin. Çfarë do të thotë për një artist të punojë në vend kaq të izoluar, gjithmonë të mbrojtur, gjithmonë të pajisur me një zyrë, gjithmonë në qendër të vëmendjes? Kjo situatë ndoshta shkakton një brendësi të bukur, vetëharresë dhe qetësi që është e mirë për artin, por edhe që e katapulton atë plotësisht nga realiteti si kurthi i vizatimeve të Edi Ramës.