Lajmet e fundit

Një sulm ajror ndaj një automjeti në Sirinë lindore pranë kufirit poroz me Irakun vrau të paktën pesë luftëtarë nga njësitë pro-Iraniane, thanë për Reuters dy burime të sigurisë në rajon.
Një nga burimet tha se sulmi u krye nga një dron, por nuk mund të specifikonte se cilit ushtri i përkiste droni.
Burimi i dytë tha se kishte në shënjestër luftëtarët teksa ndërronin turnet në një pikë kontrolli, përcjell Klankosova.tv.