Lajmet e fundit

Hamasi ka pranuar një propozim të ShBA-së për të filluar bisedimet për lirimin e pengjeve izraelite, përfshirë ushtarë dhe burra, 16 ditë pas fazës së parë të një marrëveshjeje që synon t'i japë fund luftës në Gaza, ka thënë një burim i lartë i Hamasit për Reuters.
Një burim në ekipin negociator të Izraelit, duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se tani kishte një shans real për të arritur marrëveshje, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ishte në kontrast me rastet e kaluara në luftën nëntëmujore në Gaza, kur Izraeli tha se kushtet e bashkangjitura nga Hamasi ishin të papranueshme.