Lajmet e fundit
Mesfushori kreativ gjerman vazhdoi kontratën me Dortmund deri në vitin 2019 dhe thotë se nuk ka kurrfarë pendimi për këtë gjë.

Marco Reus ka ripërsëritur se ai nuk është penduar që rinovoi me Dortmund, pavarësisht që Jurgen Klopp mund të mos vazhdoj në Signal Iduna Park.
Mesfushori 26 vjeçar ka qenë i lidhur me një largim nga skuadra në fund të sezonit, por ai vazhdoi kontratën në shkurt, duke u dhënë fund të gjitha spekulimeve.
“Nuk pendohem për asgjë. Pse do të duhej të pendohesha? Unë e kam menduar gjatë këtë nënshkrim. Edhe sot ndjehem njejtë, si kur e vazhdova kontratën”.
Reus ka shënuar 20 gola sezonin që lam pas në Bundesliga, duke i mundësuar Dortmundit pozitën e shtatë në tabelë.