Lajmet e fundit
Reprezentuesi gjerman, Marco Reus ka thënë që nuk pendohet fare që vendosi të nënshkruajë kontratën e re me Dortmundin.

26 vjeçari ka qenë i lidhur me largimin nga Signal Iduna Park para se të pajtohet që të vë vulën për Dortmundin që e mbanë atë në këtë skuadër deri në vitin 2019.
“Nuk pendohem për vendimin që kam marrë që të vazhdoj kontratën me Dortmundin, kam menduar gjatë para se të marrë vendimin që të nënshkruajë. Edhe tani do e kisha bërë të njëjtën” ka thënë Reus.
Ai sezonin e fundit pati 20 paraqitje në fanelën e Dortmund.