Lajmet e fundit
Anësori ka tërhequr vëmnendjen e skuadrave më të mëdha të Europës, por agjenti i tij thotë se ai është i kënaqur në Signal Iduna Park.

Agjenti i Marco Reus thotë se nuk ka gjasa që anësori të largohet nga Borussia Dortmund këtë verë.
Mesfushori 26 vjeçar u dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij pasi nënshkroi kontratë të re në shkurt të këtij viti, por megjithatë ka pasur zëra që e lidhnin me një largim të mundshëm pasi Dortmund nuk siguroi një vend në garat për Champions.
Por, agjencia që e përfaqëson, SportsTotal, thotë se ai është i lumbur në Signal Iduna Park.
“Kemi lexuar spekulimet që qarkullojnë për Marco-n”.
“Mund të themi me bindje të plotë se lojtari është shumë i lumtur tek Borussia, megjithë kënaqësinë që ndjen kur e kërkojnë skuadra të mëdha evropiane”.
Reus kaloi tek Dortmund në vitin 2012m, nga Borussia Monchengladbach dhe që atëherë ka fituar dy tituj të Bundesliga.