Lajmet e fundit
Sulmuesi mund të largohet në drejtim të Guiseppe Meazza, nëse italianët përmbushin kërkesën e Dortmund prej 40 milionë eurosh për kartonin e tij

Marco Reus mund të largohet nga Borussia Dortmund në fund të edicionit, për të kaluar tek gjiganti italian Inter.
Mediat italiane raportojnë se Nerazzurrët kanë shprehur interesim për transferimin e Reus gjatë verës.
Sulmuesit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë, por raportohet se Dortmund është i gatshëm të pranojë oferta deri në 40 milionë euro për shitjen e tij.