Lajmet e fundit

Lajme të këqija nga infermieria e Borussias së Dortmundit për gjendjen fizike të Marco Reus, i cili u dëmtua gjatë pjesës së parë në fitoren 4-1 me Eintrachtin e Frankfurtit në kuadër të javës së 16-të të Bundesligës. Trajneri i verdhezinjve Thomas Tuchel konfirmoi se 26-vjecari do të mungojë në përballjen me Augsburgun për Kupën e Gjermanisë ndërsa mbetet në dyshim për sfidën e fundit të vitit më transfertë me Kolnin.
“Marco nuk mund të luajë në Kupë ndaj Augsburgut, ndërsa për ndeshjen ndja Kolnit duhet të shohim se cili do të jetë reagimi i tij gjatë seancave stërvitore. Pra ekziston një mundësi që të jetë i gatshëm ndaj Këlnit. Jam i mërzitur nga dëmtimi i tij, sepse kohët e fundit nuk ka ndier shqetësime të tilla.
Reus ishte autor i një dygolëshi në fitoren 5-1 të Dortmundit ndaj Augsburgut në muajin Tetor, ku shkëlqeu gjithashtu edhe Pierre-Emerick Aubameyang me një tregolësh, por Tuchel pret një test shumë të vështirë me të njëjtin kundërshar në Kupën e Gjermanisë.
Augsburgu vjen në këtë përballje pas tri fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, e fundit me Shalke 04, e arritur në kohën shtesë./supersport.al