Trajneri Thomas Tuchel u angazhua nga gjiganti gjerman Bayern Munchen për ti përmirësuar rezultatet si në Bundesliga po ashtu edhe në Champions League.
Ai u soll për ta zëvendësuar gjermanin Julian Nagelsmann me të cilin nuk ishin të kënaqur përcjell klankosova.tv.
Megjithatë kjo nuk po sjell rezultatet deri më tani.
Bile Tuchel e ka barazuar një rekord negativ te Bayerni.
Ai u bë trajneri i dytë në histori të baravarezëve që nuk arrin ti fitoj asnjërën nga dy ndeshjet e para në garat evropiane.
Për herë të fundit kjo i kishte ndodhur trajnerit gjerman Ottmar Hitzfeld në sezonin 1998.1999.
Po ashtu Tuchel ka arritur që me Bayernin ti fitoj vetëm dy nga 6 ndeshjet e para në të gjitha garat duke e barazuar rekordin negativ me trajnerin Soren Lerby që në vitin 1991 e kishte të njëjtin rezultat.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.