Lajmet e fundit

Ai tha: “Kur kuzhina, arti dhe politika bashkohen, ju mund të bëni gjëra të bukura”.
Meloni, e cila u zgjodh kryeministre dy vjet më parë, vizitoi rajonin në qershor për të rishikuar ecurinë e ndërtimit të dy objekteve dhe zoti Luca thotë se shpreson që ajo të kthehet së shpejti dhe të hajë në restorantin e tij, përcjellë Telegraph.co.uk, transmeton Klankosova.tv.
Asaj mund t’i duket kjo përvojë paksa shqetësuese, duke pasur parasysh 70 portretet e saj që zbukurojnë muret, duke e përshkruar atë në forma të ndryshme - serioze, e zemëruar, e buzëqeshur, si fëmijë dhe adoleshente. Ato janë pikturuar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti.
Meloni është një “personazh shumë interesant, karakter I fortë dhe, edhe nëse bindjet e saj politike nuk janë të miat, kjo nuk më ka penguar të bëj një punë pasionante”, tha Haliti për AFP.
"A kisha nevojë për një leje për të pikturuar portretin e saj?" shtoi ai. “A kishte nevojë Andy Ëarhol për leje për të pikturuar Marilyn Monroen? Në postmodernizëm është e lejuar dhe mendoj se me Melonin ia kam dalë”.
Nuk është hera e parë që një restorant i kushtohet një lideri italian. Bunga Bunga, në Covent Garden të Londrës, është një restorant kushtuar kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, i cili ishte i famshëm për festat e tij seksuale "bunga bunga" që përfshinin yje të reja, modele dhe vajza aspiruese të motit.