26.09.2016 · përditësuar para 3579 dite1 min lexim
Është restaurimi që duket aq keq, sa që mund të dallohet edhe nga hapësira.
Muri i madh Kinez, që ka 700 vjet vjetërsi, është restauruar dhe mbi të është vendosur nj shtresë e hollë çimentoje, që ia humbë totalisht origjinalitetin.
Riparimet janë bërë në vitin 2014, mirëpo vetëm tani ato kanë marrë vëmendjen e publikut, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Me tu publikuar në internet fotografitë e riparimeve të fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer në zemërim e akuza, duke kritikuar autoritetet për zhdukje të historisë.
Riparimet janë zhvilluar në pjesën e murit që ndodhet në mes provincave Liaoning dhe Hebei dhe fotografitë janë publikuar nga Pekini News.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.