Me rastin e 18 majit, shënimit të ditës ndërkombëtare të muzeve janë restauruar dy veprat e artit (tapiceri) të autores Valbona Zherka në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren bëjnë të ditur se ato ishin në gjendje jo të mirë dhe mjaft të dëmtuara, andaj kanë pasur nevojë për trajtim urgjent.
"Artistja Valbona Zherka që njëherit është edhe autore do të restaurojë këto dy vepra dhe të njëjtat pas restaurimit dhe dokumentimit të këtij procesi do të rikthehen për ekspozim në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", tregojnë nga QRTK.
Veprat e autores Valbona Zherka, “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” ishin të punuara me teknikën thurje klasike e leshit. Kjo nismë vjen si rezultat i zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar ditë më parë nga drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha si dhe drejtuesi i Autostradës Biennale, Leutrim Fishekqiu.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.