Lajmet e fundit

Tre vjet para se Gjermania të pushtonte Poloninë, në vitin 1939, Adolf Hitler urdhëroi ndërtimin e resortit turistik më të madhit në botë, i cili gjendet në bregdetin e ishullit Rügen.
Nazistët e quanin Prora.
Me kapacitet që të akomodoj më shumë se 20,000 rezidentë në të njëjtën kohë, Prora ishte menduar që të ofronte një vend për punëtorët gjerman që punonin nëpër fabrika.
Mirëpo me fillimin e Luftës së Dytë Botërore ndërtimet në Prora ndaluan, deri më tani.
Ky kompleks është shndërruar në një vend mjaft luksoz, dhe vilat të cilat kanë dalë në shitje në vitin 2016 kanë çmime duke filluar nga 400,000 dollarë deri në 725,000 dollarë.
Ndërtimet pritet të përfundojnë deri në vitin 2022, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()