Lajmet e fundit

Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në magjistralen Prishtinë-Pejë, te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.
Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosova.tv, reshjet kanë krijuar vështirësi në komunikacion.
Reshje shiu janë regjistruar edhe në shumë zona të tjera të Kosovës, duke ndikuar në kushtet e qarkullimit në disa akse rrugore./Klankosova.tv