Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje pas reshjeve të borës në disa vende të Shqipërisë, përfshirë Thethin dhe Vermoshin.
Ai është shprehur se këto reshja nuk kanë penguar grupet e punës të cilat janë në terren, siç tha ai, për të siguruar lëvizjen pa pengesa, njofton Klankosova.tv.
“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t'ju mbështetur”, ka shkruar Rama në Facebook.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.