Gazetari dhe prezantuesi i lajmeve në Klan Kosova, Kushtrim Reshitaj, njohës goxha i mirë i futbollit, është shprehur i bindur që Kosova sonte e kalon sfidën kundër Sllovenisë në ‘Fadil Vokrri’.
Reshitaj në ‘Kosova Today’ përmendi fitoren ndaj Suedisë, që thotë se i shtoi shpresat, por edhe kualitetin e futbollistëve tanë që luajnë në Evropë.
Sipas tij, Kosovën e presim të rrezikshme sonte kundër Sllovenisë, në pjesën përpara të fushës, transmeton Klankosova.tv
“Fitorja me Suedinë e ka ndërruar komplet ambicien dhe shpresat janë rritur padyshim. Kosova ka futbollistë super të dëshmuar në ligat e Evropës, përpos mungesave që janë të rëndësishme në pjesën defanzive, pjesa përpara është më e rrezikshme se e Sllovenisë – dhe shtoja kësaj edhe entuziazmin e tifozivë. Pse jo, unë mendoj që Kosova sot e kalon këtë sfidë”, tha Reshitaj.
Fakti që emrat e Asllanit, Muriqit dhe Zhegrovës janë protagonistë në skuadrat e tyre, Reshitaj thotë se tregon shumë për imapktin e tyre.
“Sheshko është një top sulmues dhe tashmë është i stërdëshmuar. Futbollistët që e bartin fanellën e Kosovës, në skuadrat e tyre janë shndërruar në protagonistë të rëndësishëm. Prandaj, fakti që Asllani është kryefjalë në Bundesligë, Muriqi në La Liga – e kemi parë edhe Zhegrovën në ato pak minuta në Seria A e ka treguar impaktin e vet. Mendoj që jemi përpara më kualitativë, jo për shkak të individë por për shkak të formës si luajnë këta djem bashkë.”/Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.