Lajmet e fundit

Me humbjen e senatorit aktual Sherrod Brown në Ohio, shanset e demokratëve për të ruajtur kontrollin e Senatit po zbehen, shkruan BBC.
Partia ka humbur dy vende dhe një i tretë – ai i Jon Testerit në Montana – është në rrezik të madh. Pa një fitore nga demokratët diku tjetër, kontrolli i Senatit do t'u kalojë republikanëve.
Florida dhe Teksasi, dy gara që ishin disi konkurruese, tashmë janë jashtë loje.
Kandidati i pavarur Dan Osborne është pas republikanes aktuale Deb Fischer në Nebraska, me 69% të votave të raportuara. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Osborne do të bashkohej me demokratët në Senat nëse fiton.
Nëse Donald Trumpi e fiton presidencën amerikane, me nënpresidentin JD Vance që do të hedhë votën përcaktuese në Senat, nuk do të ketë rëndësi se çfarë ndodh në Nebraska.